Në prag të transfertës decizive në Ligën e Kampionëve, përballë gjermanëve të Borussia Monchengladbach, Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta ka dhënë një intervistë të shkurtër, ku ka folur për cilësinë e kampionatit italian dhe marrëdhëniet me Antonio Conten.
Jeni dakord që Seria A është më pak argëtuese sesa kampionatet e tjera?
Jam plotësisht dakord. Në Itali nuk ka asnjëherë ndeshje të lehta, pasi skuadrat e mëdha edhe kur shkojnë në provincë, duhet të vuajnë shumë për të marrë tre pikët. Në këtë këndvështrim ka shumë ekuilibër dhe sigurisht që na kthejnë në një futboll tjetër, jo edhe aq argëtues, por shumë të luftuar.
A ka harmoni mes jush dhe Contes?
Ka pasur gjithmonë. Conte është një trajner shumë kërkues dhe shumë mirë që është i tillë. Ne e njohim mirë atë dhe duam të shohim gjithmonë këtë Conten e kohëve të fundit. Të gjithë së bashku duhet të jemi protagonistë, këto dinamika janë pjesë e veprimtarisë sonë të punës e cila gjithsesi duhet të çojë në rezultate fituese.
A jeni në të njëjtën varkë?
Duhet të jemi të gjithë në të njëjtën varkë, kur të ketë stuhi dhe sot nuk ka. Sidoqoftë, gjithmonë i gatshëm për vështirësi, kjo është pjesë e virtyteve të një marinari të mirë dhe një kapiteni të mirë të anijes. Të gjithë jemi të bashkuar nga ky këndvështrim
