Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Marotta “i fiksuar” me Milinkoviç-Saviç, ofron dy futbollistë dhe para për Lazion

Që nga kohët e Juventusit, Giuseppe Marotta është një adhurues i mesfushorit të Lazios, Sergei Milinkoviç-Saviç dhe sipas mediave italiane, do të provojë deri në fund të merkatos, të marrë serbin në skuadrën zikaltër.

Aktualisht zikaltërit janë përqendruar te merkatoja në dalje, teksa shpresat ishin që të shitej Icardi dhe paratë e tij të investoheshin për Milinkoviç-Saviç, por duket se tani Marotta ka edhe një plan B.

Bëhet fjalë për përfshirjen e dy futbollistëve si Matteo Politano dhe Roberto Gagliardini, në ofertën që do t’i bëhet Lazios për mesfushorin serb, ku ndër të tjera do të ofrohet edhe një shumë prej rreth 30 milionë eurosh.

Të dy futbollistët pëlqehen shumë nga Lotitto dhe Inzaghi, por presidenti i Lazios fillimisht mendon të presë, pasi do të preferonte të arkëtonte para kesh, në këmbim të Milinkoviç-Saviç.

Nga ana tjetër, nëse Marotta ia del të vërë serbin nën urdhrat e Contes, do t’i shtonte skuadrës forcë fizike dhe teknike dhe do të ngrinte ndjeshëm pretendimet e ekipit, për sezonin në vijim.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...