Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Marotta: Kërcënimet e Al-Khelaifit nuk na trembin, rinovojmë me Skriniar

PSG kërkon blerjen e Milan Skriniar, por Interi vazhdon të rezistojë dhe të refuzojë milionat e ardhura nga Franca në lidhje me qendërmbrojtësin sllovak, i cili ka edhe një vit kontratë me nënkampionët e Italisë.

E marrim vitin tjetër falas”, deklaroi Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, të cilit i është përgjigjur Giuseppe Marotta. CEO i Interit foli përpara fillimit të takimit me Lazion edhe në lidhje me merkaton e klubit italian.

Javën e kaluar pronarët shprehën dëshirën e tyre që të mos tundohen nga milionat e PSG-së. Milan është një element shumë i rëndësishëm për ne, sigurisht që do të vazhdojë të jetë i tillë.

Presidenti i PSG-së e do falas vitin tjetër? Kërcënimi i tyre nuk do cenojë vlerat e një djali serioz, ai nuk ndikohet nga fjalët e Al-Khelaifit. Së shpejti do të fillojmë bisedimet e rinovimit, pasi duam të mbajmë për shumë vite tek Interi.

Merkato? Na mungon një afrim i fundit për të kompletuar skuadrën. A disa hipoteza të cilat po i vlerësojmë me qetësi. Na është propozuar Acerbi (Lazio), i cili ndodhet në garë me Akanji (Dortmund) dhe Chalobah (Chelsea)”, deklaroi Marotta.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...