Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Marotta kundër rrymës: Kemi humbur një betejë, por jo luftën

Ditë intensive te Interi
Ditë intensive te Interi

Humbja 2-1 në transfertën ndaj Bolognës, ka komplikuar rrugën drejt titullit për Interin, që tashmë nuk e ka më fatin në dorën e tij, por duhet të shpresojë në hapa fals nga ana e Milanit.

Duke folur për mediat italiane, administratori zikaltër Giuseppe Marotta deklaroi se skuadra është e nervozuar për gabimin, megjithatë u shpreh optimist që përmbysja mund të vijë në katër javët e fundit të sezonit.

“Si njeri i sportit buzëqesh, pasi kemi humbur një betejë, por jo luftën. Kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi dhe tani ka ikur koha kur skuadrat pa pretendime dorëzoheshin që në fillim. Sezonin e kaluar kemi fituar disa javë para fundit, ndërsa këtë herë ka më shumë rivalitet, megjithatë jam optimist për katër javët që kanë mbetur”, u shpreh Marotta.

Simone Inzaghi ka fituar Superkupën e Italisë dhe tani është në garë për Kupën e kampionatin, megjithatë edhe nëse dështon në të dyja, e ardhmja e tij në pankinën zikaltër nuk është aspak në dyshim.

“Nga sezoni i kaluar ndodhën shumë ndryshime dhe humbëm tre nga titullarët e padiskutueshëm, por donim një trajner të ri e fitues si Inzaghi. Ai i ka përmbushur më së miri pritshmëritë tona dhe për më tepër, ka ende shumë mundësi për t’u përmirësuar. Kur të jetë në moshën e Contes, Allegrit apo Ancelottit, do të jetë padyshim nga më të mirët në botë. Jemi të kënaqur me punën e tij dhe ju siguroj që do jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht rezultateve në kampionat e kupë”, u shpreh Marotta.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...