Serie A

Marotta merr përsipër t’i japë drejtim çështjes Icardi

Inter dhe futbollisti më i vlefshëm i ekipit zikaltër nuk janë të distancuar aq sa mendohet, e aq sa tifozët mund të kenë krijuar bindje pas polemikave të fundit.

Skuadra zikaltër e zhveshi sulmuesin argjentinas nga shiriti i kapitenit, duke diktuar një linjë të fortë përballë pretendimeve për rinovimin e kontratës dhe kaosin e krijuar nga deklaratat e përfaqësueses së lojtarit.

Refuzimi i Mauro Icardit për t’u grumbulluar për ndeshjen e Europa League hapi skenarët e një përplasjeje frontale, por nuk duket se divorci do të jetë zgjidhje.

Interi do të vijojë me tratativën e rinovimit të kontratës aktuale, që skadon në vitin 2021, duke i qëndruar propozimit të tyre për 7 milionë euro në sezon, nga paga aktuale e Icardit prej 4.5 milionë eurosh plus bonuset.

Kërkesa e Wanda Narës, gruas që bën edhe agjenten e lojtarit, ka qenë për 10 milionë euro në sezon, por larg pretendimeve të skuadrës.

Objektivi kryesor i Interit është të heqë klauzolën 110 milionë euro të zbatueshme për largimin brenda 15 korrikut të çdo viti. Drejtori i ri, Beppe Marotta nuk i ka pëlqyer asnjëherë te Juve, pikërisht sepse i ka përdorur te bardhezinjtë për t’i marrë të tjerëve lojtarët më të mirë.

Linja është e qartë: çdo futbollist përfaqëson një histori më vete e do të negociohet për secilin. Kontrata ishte një motiv ndikues, por jo vendimtar në heqjen e shiritit të kapitenit, pasi problemi i vërtetë janë polemikat rreth ekipit dhe përplasjet me disa lojtarë.

Nëse Interi vendos të mbajë Icardin, do të duhet të sakrifikojë kroatët Perisiç dhe Brozoviç, dy lojtarët që janë më kritikuesit ndaj ish-kapitenit, tani e shumë kohë më parë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency