Merkato

Marotta nxjerr në shitje Eriksen: Për aktivizimin vendos Conte, nuk mbajmë lojtarë pa dëshirën e tyre

Pa mbushur ende një vit nga koha kur Interi pagoi 27 milionë euro në total për të transferuar në Milano fantazistin danez Christian Eriksen, ky i fundit duhet të bëjë gati valixhet për t’u larguar sërish nga zikaltrit.

Ndryshe nga pritshmëritë e mëdha, ish futbollisti i Tottenham nuk ia doli të përshtatet me futbollin Italian dhe pas Antonio Contes të shtunën, dje ishte administratori i Interit, Giuseppe Marotta që konfirmoi situatën e vështirë të danezit.

“Conte e tha qartë, që vendimet merren për të mirë të klubit dhe Eriksen do të luajë kur të vendosë trajneri. Ai është një profesionist dhe është në dispozicion të skuadrës. Nuk e di çfarë do të ndodhë në janar, pasi nuk kemi asnjë ofertë zyrtare për të, por mund t’u them me siguri që nuk duam të mbajmë asnjë lojtar jashtë dëshirës së tij”, tha Marotta dje para ndeshjes me Torinon.

Edhe ndaj “granatave” danezi nuk luajti asnjë minutë, pasi ndonëse doli në nxehje, në fund Conte preferoi të aktivizojë belgun Radja Nainggolan, ndërsa tani zikaltrit po studiojnë mundësinë për të përfituar sa më shumë nga largimi i tij.

Megjithatë duke qenë se në merkaton e janarit është e vështirë të gjesh një ekip të gatshëm për të paguar shifra të mëdha, te Interi po marrin në konsideratë opsionin e shkëmbimit me ndonjë element cilësor.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency