Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Marotta optimist për Icardin, por shtohen telashet për Spallettin

Në prag të ndeshjes me Spalin, Administratori i Deleguar i Interit, Giuseppe Marotta u shpreh mjaft optimist për arritjen e një marrëveshjeje me Mauro Icardin, që ky i fundit të vihet në dispozicion të Spallettit sa më shpejt.

“Përditshmëria e Interit vijon, pasi kemi impenjime dhe motivim të mjaftueshëm. Në skuadrat ku kam qenë, kam parë nga të gjitha gjërat, por duhet ruajtur qetësia dhe vijuar përpara, duke përdorur shkopin dhe karotën, në mënyrë diplomatike. Ne jemi një familje dhe jemi të gjithë të bashkuar. Gjërat duan kohën e tyre, por jam optimist se shumë shpejt do të shohim Icardin të stërvitet me grupin, ndërsa më pas i takon Spallettit të vendosë nëse do ta aktivizojë apo jo”, tha Marotta.

Megjithatë ish kapiteni zikaltër, i indinjuar sërish nga mospërfshirja në festimet e 111-vjetorit të skuadrës, vendosi të mos shkojë në “San Siro” mesditën e sotme, për të ndjekur sfidën mes Interit dhe Spalit.

Që nga momenti që iu hoq fasha e kapitenit, Icardi ka vijuar të bëjë fizioterapi, duke refuzuar stërvitjen me grupin, me justifikimin e një dëmtimi në gju, por në ndeshjet në “San Siro” ka qenë gjithmonë në shkallët e stadiumit, përkrah bashkëshortes dhe menaxheres së tij, Wanda Nara.

Ndërkohë që punohet për rikuperimin e marrëdhënies me Icardin, Spallettit vijojnë t’i shtohen telashet në prag të javës më të rëndësishme të sezonit, teksa të enjten do të luajnë përballë Eintrachtit të Frankfurtit ndeshjen e kthimit të Europa League dhe në fundjavë derbin e Madoninnës përballë Milanit.

Kështu përveç Nainggolan dhe Perisiç, që ishin dëmtuar më herët dhe janë në dyshim për këto sfida, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Keita Balde, që sot ishte në stol, por që gjithsesi pritet të luajë në sfidën ndaj gjermanëve, duke parë mungesën edhe të Lautaro Martinezit.

Por sot gjatë sfidës me Spalin, Marselo Brozoviç la fushën i dëmtuar në minutën e 42-të, pasi ndjeu dhimbje të mëdha muskulore dhe ende nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë jashtë, por duket gati-gati e pamundur, që të mendohet për një aktivizim në derbi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...