Interi nuk po kalon një moment aspak të mirë, gjë që është pasuar edhe me zërat e shumtë që flasin për hijet e dyshimit mbi vijimësinë me trajnerin Luciano Spalletti.
Megjithatë për të qetësuar teknikun zikaltër, por edhe për t’u dhënë fund aludimeve, ka qenë vetë Administratori i deleguar për aspektet sportive në skuadrën zikaltër, Beppe Marotta.
A është e qetë situata e Spallettit?
Më se e qetë. Duhet të pranojmë momentin e keq, por nga këtu dilet me kontributin e të gjithëve. Teknika e Spallettit nuk është në diskutim. Ka bërë një punë mjaft të mirë dhe skuadra renditet në vendin e tretë. Më pas duhet të analizojmë shkaqet e humbjes dhe të përmirësohemi në aspektet e gjendjes fizike, motivimit dhe karakterit.
A jeni dakord me Spallettin, që flet për vështirësi karakteriale? A mendoni se skuadra duhet rindërtuar, për të synuar tituj?
Skuadra është aktualisht në zonën Champions dhe me meritë, ndaj mund të them se grupi është dhe shumë i mirë madje. Ajo që na mbetet është të përmirësohemi në disa aspekte të tjerë, si mënyra e sjelljes në fushë dhe të qenit determinantë.
A do të jetë Interi i vitit të ardhshëm me Spallettin dhe Icardin?
Në rast kualifikimi në Champions, besoj se do të jetë pikërisht kështu.
Njiheni se keni qëndrim kundër klauzolës së prishjes së kontratës. A vlen kjo edhe për kontratën e re të Icardit?
Nuk është aspak në diskutim, në rastin e Icardit, por është e vërtetë se unë jam kundër, pasi një kontratë mund të prishet sa herë që një futbollist kërkon largimin. Asnjë klub nuk mund të mbajë lojtarët me zor.
Keni folur me presidentin Zhang?
Po, ashtu siç bëj çdo mëngjes. Të gjithë e dimë situatën e vështirë që po kalojmë, ndaj jemi të angazhuar maksimalisht për të gjetur zgjidhjet e duhura dhe afatgjata.
Keni folur me Conten?
Prej shumë muajsh nuk kam folur!