Serie A

Marotta siguron: Buffon do të jetë kundër Interit

Gianluigi Buffon nuk ia doli të ishte në transfertën deçizive të Juventusit në Champions, kundër Olympiacosit në Athinë, por ai do të jetë plotësisht I gatshëm për klasiken e futbollit italian, të shtunën ndaj Interit.

Këtë e konfirmon drejtori sportiv i bardhezinjve, Beppe Marotta, që thekson se kapiteni i juventinëve nuk ka ndonjë problem shqetësues dhe do të jetë normalisht në fushë kundër Interit.

“Po, mendoj se Gigi do jetë i gatshëm ndaj Interit, pavarësisht se sot nuk ishte në maksimumin e tij dhe vendosëm të mos e rrezikojmë. Zikaltrit dhe Napoli janë duke ecur mjaft mirë këtë sezon dhe janë pretendente kryesore për të fituar titullin. Shpresoj të përsërisim ndeshjen e ‘San Paolos’ për të tentuar rikthimin në krye”, tha drejtori sportiv i bardhezinjve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency