Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Marotta “thumbon” ish-skuadrën: Icardi nuk shkon te Juve, nuk janë kushtet e nevojshme!

I pranishëm në konferencën për shtyp të prezantimit të trajnerit të ri të Interit Antonio Conte, drejtori i përgjithshëm dhe administratori i deleguar i zikaltërve Beppe Marotta foli për disa tema duke zbuluar edhe si lindi ideja për të firmosur me Antonio Conten.

“Ideja për emërimin e Contes trajner, lindi prej meje, të cilën e ndava me Ausilion, Antonellon dhe me presidentin. Ne besojmë se një figurë e tillë ishte e nevojshme në këtë moment historik për shkak se ai është një fitues, nuk kishim dyshime dhe nuk kërkuam trajnerë të tjerë. Në fund të kampionatit ne kemi formalizuar gjithçka, shumë shpejt bëmë një program ambicioz dhe inovativ”.

Më pas Marotta u ndal te merkato.

“Jemi në një fazë ku puna është ende në progres. Piero Ausilio, që po punon shumë mirë, po përgatitet për të ndërtuar një skuadër konkurruese. Ne nuk duhet të harrojmë se duhet të vendosim objektiva realë dhe t’i miksojmë me ndërtimin e një skuadre të fortë, duke respektuar ekuilibrin financiar. Merkato është e vështirë, kemi një ide të qartë por duhet durim sepse objektivat janë të rëndësishëm”.

Nuk mungoi as një mendim për Mauro Icardin dhe një kalim të mundshëm të tij te Juventusi.

“Gjatë përcaktimit të një projekti është e nevojshme të identifikohen profilet e nevojshme për ta kryer atë. Ne jemi profesionistë. E përjashtoj si mundësi që Icardi të transferohet te Juventusi, sepse nuk janë kushtet e duhura. Sot, lojtari është vetë përzgjedhës i së ardhmes së tij, ai duhet të gjejë një klub që i përshtatet nevojave të tij. Por, deri në këtë moment Juventusi nuk i sheh as hijen”, u shpreh Marotta.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...