Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Marquez lë pas dëmtimin, në pistë javën e ardhshme!

Kalvari i gjatë i vuajtjeve ka marrë fund për Marc Marquez. 6-herë kampioni i botës në klasin mbretëror ka lënë pas dëmtimin në krahun e djathtë për shkak të të cilit humbi të gjithë sezonin e kaluar të Moto Gp dhe fillimin e këtij sezoni dhe është gati për t’u rikthyer në pistë.

Tre operacione kreu piloti i Hondas, i cili ka marrë ditën e premte lajmin e mirë. Rikuperimi ka shkuar mirë, diçka që është konfirmuar në kontrollin e fundit me mjekët.Këta të fundit i kanë dhënë dritën jeshile për t’u rikthyer për garën e 18 prillit në Portimao. 28-vjeçari ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shfaqet më i lumtur se kurrë.

“Jam shumë i lumtur. Dje bërë një vizitë dhe mjekët më dhanë leje për t’u rikthyer në pistë. Kanë qenë 9 muaj të vështirë, me shumë momente pasigurie dhe ulje-ngritje.   Tani mund të shijoj sërish pasioni tim. Shihemi javën tjetër në Portimao“, shkruan kampioni iberik i garave të shpejtësisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...