Në Motegi nis sprinti final për titullin e Moto GP. Marc Marquez prezantohet para të gjithëve i vetëdijshëm që në katër garat e mbetura luhet fati i botërorit.
“Janë edhe katër cmime të mëdha, ndaj duhet të jemi të fokusuar 100% në cdo garë. Janë të gjitha gara shumë impenjative, për shkak të ndryshimit të orarit dhe të kushtueve klimaterike. Në një kampionat kaq të bukur, cdo cirkuit paraqet një sfidë më vete. Gjëja më e rëndësishme për ne është se që nga gara e Montmelo jemi ngjitur gjithmonë në podium, përvcse në Silverstone.
Ndalesa e radhës në këtë fund sezoni është në shtëpinë e Honda-s.
Kam kujtime shumë të bukura nga Japonia, sepse vitin e kaluar kemi fituar dhe në dy raste jemi shpallur kampion në këtë pistë. Mirëpo në cdo sezon është një histori e re, ndaj duhet të jemi të përqendruar dhe të gatshëm për të përballuar cdo situatë. Kushtet në pistën e Motegit mund të ndryshojnë nga casti në cast. Do të bëjmë maksimumin për të marrë një tjetër rezultat pozitiv para tifozëve të Hondas.”
Marquez udhëton drejt Japonisë me 16 pikë avantazh ndaj Doviziosos dhe 28 ndaj Vinales, ndërsa Pedrosa dhe Rossi mbeten jashtë loje.
