Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Marquez shikon “dopio”, rrezikon karrierën

Kalvari i Marc Marquez nuk ka fund. Piloti i Honda-s që nuk mori pjesë në Çmimin e Madh të Indonezisë për shkak të dëmtimeve që pësoi gjatë një rrëzimi të frikshëm, është diagnostikuar sërish me një problem diplopie, thënë shqip problem me sytë, pasi shikon imazhet të dyfishuara, një problem ky që e kishte bllokuar në fund të sezonit të kaluar.

Nëpërmjet një komunikate Honda bëri të ditur se gjatë udhëtimit të rikthimit në Spanjë, Marc Marquez nisi të kishte probleme me shikimin dhe të hënën në Barcelonë iu nënshtrua një vizite në Hospital Clinic me okulistin e tij të besuar, doktor Danchez Dalmau, që pas ekzaminimeve konfirmoi një përsëritje të diplopisë që i ishte shfaqur pilotit nëntorin e kaluar.

Mëngjesin e kësaj të marte, Marquez iu nënshtrua vizitave dhe nga ekipi mjekësor i një tjetër doktori, në Ruber Internacional të Madridit, për të vlerësuar gjendjen e tij të përgjithshme pas rrëzimit që pësoi në Mandalika, ku kreu dhe një rezonancë magnetike, që konfirmoi se spanjolli nuk ka dëmtime të tjera.

Në Indonezi Marc Marquez nuk mori aprovimin mjekësor për të garuar pas rrëzimit që pësoi gjatë nxemjes, dhe tani i dalin edhe probleme të tjera me shikimin.

Është e pamundur për momentin që të bëhet ndonjë parashikim për kohën e shërimit, pasi diplopia kërkon një pushim të gjatë, por mund të jetë e nevojshme edhe një ndërhyrje kirurgjike. Gjithsesi duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një problem të përsëritur, është legjitime të mendohet se pilotit do t’i duhet një kohë e gjatë për t’u shëruar, me mundësinë konkrete të një mungese të gjatë në garat e Moto GP, duke kompromentuar kështu sezonin e tij, ndërkohë që nuk përjashtohet as mundësia e pasojave që mund ta detyrojnë të ndërpresë karrierën. Do të duhet kohë për t’u rikuperuar, por për Marquezin e pafat edhe kjo mund të mos mjaftojë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...