Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Marrëdhënia me Ancelottin, Rudiger: Më erdhi në shtëpi pa lajmëruar, u trondita!

Antonio Rudiger ka folur së fundmi për ecurinë e tij te Real Madrid dhe se si ndjehet me “Los Blancos”.

Në një intervistë për median gjermane “Sport 1”, qendërmbrojtësi foli për marrëdhënien e tij me trajnerin e madrilenëve, Carlo Ancelottin .

“Kisha vetëm disa orë që isha bashkuar me familjen time në shtëpinë tonë të re kur ra zilja. Hapa derën dhe ishte Carlo Ancelotti. Një moment tronditës. Ai u ul në tryezë për të ngrënë me ne dhe për të takuar familjen time. Ai qëndroi për dy orë, ne folëm për gjithçka. Unë kurrë nuk kisha përjetuar diçka të tillë, asnjë trajner nuk kishte bërë diçka të tillë për mua. Të punosh me të në klubin më të suksesshëm në botë është e mrekullueshme,”-tha 29-vjeçari.

Përtej faktit që nuk ka rolin e titullarit te Real Madrid dhe nuk ka pasur në dispozicion minutazhin e dëshiruar, gjermani duket se është duke e shijuar eksperiencën e tij të re.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...