Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Marrëveshja merr formë zyrtare, Cancelo prezantohet te Bayern Munich

Joao Cancelo është lojtari më i ri i Bajernit të Mynihut. Klubi bavarez zyrtarizoi transferimin e portugezit që shkon nën urdhërat e Nagelsman me formulën e huazimit deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje në fund të tij për 70 milionë euro. 28 vjecari lë në këtë mënyrë Manchester Cityn, pasi ka fluturuar drejt Mynihut që mbrëmjen e së hënës pasi kreu dhe vizitat mjekësore.

Cancelo ka qenë një nga titullarët fiks të Guardiolës në pjesën e parë të sezonit, duke i impenjuar si në krahun e djathtë ashtu edhe në të majtin, duke koleksionuar 2 gola dhe 5 asiste në 26 prezenca në këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Gjithsesi pas Botërorit të Katar, pati vështirësi për të gjetur hapësira duke qëndruar për 90 minuta në stol, në 5 nga 10 ndeshjet e luajtura nga Citizens pas pauzës. Sipas mediave britanike pas lamtumirës së anësorit portugez qëndron një zënkë me Guardiolën pas lënies së tij në stol për të disatën herë të premten e kaluar, për sfidën e FA CUP kundër Arsenalit.

Një zënkë që ka kompromentuar përfundimisht raportin duke e detyruar Cancelon të kërkojë largimin, duke gjetur rrugën e lirë nga ana e klubit. Nga ana tjetër trajneri i Cityt ka përsëritur shpesh se cilido nga lojtarët që nuk është i lumtur mund të largohet. Bajerni nga ana tjetër ja del të përfitojë një lojtar me karakteristika të rëndësishme, pasi me ish lojtarin e Interit dhe Juventusit siguron një anësor të klasit dhe eksperiencës ndërkombëtare, që do ta ndihmojë Nagelsman për të përballuar dëmtimin e Mazraoui dhe edhe për largimin e mundshëm të Pavard në verë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...