Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Marrëzia e Jovicit, 6 muaj burg për sulmuesin e Realit

Për dashurinë, dihet, njerëzit kanë bërë marrëzira, por veprimi i ndërmarrë nga sulmuesi serb i Real Madridit, Luka Jovic, mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë. Një arratisje dashurie për të cilën ai tani rrezikon një dënim me gjashtë muaj burg nga autoritetet serbe.

Ish-sulmuesi i Benficas dhe Eintracht Frankfurtit, dyshohet se shkeli regjimin e karantinës për të udhëtuar në Serbi dhe për të marrë pjesë në ditëlindjen e së dashurës së tij. Për shkeljen e vetizolimit, prokurori ka kërkuar gjashtë muaj burg.

Një histori që vjen në një periudhë të vështirë që lojtari po kalon në fushën e gjelbër, pikërisht pas “nokautit” që “Los Blancos” pësuan në La Liga ndaj Cadizit dhe në Champions përballë Shakhtar Donetskut, brenda në “Alfredo di Stéfano Stadium”, për më tepër, para “El Clasicos”, ku duhet të përballojnë Barcelonën me Lionel Messin.

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...