Kategoria Superiore

Marrin fund dilemat, Tirana zgjedh stadiumin ku do të presë Kukësin

Merr fund dilema. Tirana-Kukësi do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës. Është ky vendimi i marrë nga klubi bardheblu, i kushtëzuar natyrisht nga gjendja e terreneve në vend, me ndeshjen që nuk mund të luhej në “Selman Stërmasi” për shkak të tapetit, e po ashtu edhe në “Air Albania”, ku fusha duhet ruajtur për ndeshjet e kombëtares në nëntor.

Kështu është zgjedhur skaji juglindor për të luajtur ndeshjen më të rëndësishme të javës së parë të kampionatit, në program këtë të mërkurë në orën 13.45. Federata kishte vendosur si opsion për zhvillimin e takimit stadiumin e Skënderbeut dhe atë të Laçit, por teksa klubi korçar dha menjëherë miratimin dhe për shkak të vonesës në komunikim me klubin kurbinas, drejtuesit e Tiranës vendosën të zgjedhin Korçën pavarësisht distancës më të largët gjeografike.

Situata katastrofike me terrenet, për ironi të fatit bën që të ketë pakëz “Skënderbe”, edhe në përballjen e këtij sezoni mes dy skuadrave që konsiderohen si rivalet kryesore për titullin kampion, edhe pse Skënderbeu nuk është më ai i viteve të kaluara që linte pas gjithë të tjerët. Sidoqoftë përtej dëshirës për ta marrë me filozofi, zhvillimi i një Tirana-Kukësi në Korçë nxjerr në pah një problematikë të mprehtë për sa i takon terreneve në fillimin e shumëpritur të kampionatit.

Me fushën e “Selman Stërmasi”-t që i është nënshtruar rinovimit të tapetit, e po ashtu edhe atë të “Elbasan Arenës”, opsioni “Air Albania” digjet për shkak se edhe aty tapeti i gjelbër nuk është në gjendjen më të mirë dhe pritet që bari të rimbillet sërish pas impenjimeve të Kombëtares në muajin nëntor. Një situatë e paprecedentë në një sezon të paprecedent. Është me të vërtetë një vit çudirash.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency