Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Marrota zbulon prapaskenat me Dybalën: Ja pse u duk sikur Inter bëri figurë të shëmtuar!

Deri para pak ditëve, e ardhmja e Paulo Dybalës ishte një nga temat më të diskutuara në botën e futbollit teksa për argjentinasin kishte disa ekipe të interesuara nga Serie A. Në fund, La Joya preferoi të bashkohej me Jose Mourinhon te Roma ndërsa u duk se te Interi mbetën të zhgënjyer duke qenë se tratativat me ish-lojtarin e Juventusit i kishin nisur prej kohësh.

Gjithsesi, rreth parapaskenave të transferimit të Dybalës në Milano, ka folur drejtori sportiv i zikaltërve, Beppe Marotta. Ky i fundit thekson se tek Inter nuk kishte hapësira për sulmuesin ndërsa shton se media “ndihmoi” në zmadhimin e temës “Dybala”.

“Te Inter nuk kishte hapësira për Dybalën, por kjo jo sepse ai nuk është një lojtar i zoti. Por, sepse ne nuk ia kishim shumë nevojën në këto momente. Më pas edhe media bëri të sajën duke e zmadhuar çështjen dhe në këtë formë u duk sikur Inter bëri një figurë të shëmtuar”, nënvizoi Marotta.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...