Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Marseille “harron” si fitohet, Hertha nis ngjitjen, Betis “ngec” në shtëpi

Plot 4 ndeshje pa fitore për Marseille, që pas 3 barazimesh radhazi, mbrëmjen e sotme humbi me rezultatin 3-1 në transfertën ndaj Amiens, duke mbetur në kuotën e 13 pikëve, pas 9 javëve të para të kampionatit.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 11’, ndërsa marsejezët arritën të rikthejnë baraspeshën 10 minuta më vonë me anë të sulmuesit argjentinas Benedetto, por skuadra e Adres Villas-Boas pësoi edhe dy gola të tjerë deri në vërshëllimën finale.

Në kampionatin gjerman Hertha e Berlinit mori fitoren e tretë radhazi, pasi mposhti në shtëpi 3-1 Dusseldorfin, duke lënë pas krahëve atë start për t’u harruar dhe duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve pas 7 javëve kampionat.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në Berlin, por reagimi i Herthës ishte i menjëhershëm dhe fillimisht ishte Ibisevic që barazoi, ndërsa më pas Dilorsun dhe Darida shënuan për të vulosur suksesin me vlerë 3-pikëshe.

Edhe në kampionatin spanjoll u luajt ndeshja e parë e javës së tetë, ku Betisi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Eibarit. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Orellanës në pjesën e parë, ndërsa andaluzianët barazuan me Loren në 45-minutëshin e dytë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...