Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Marseille lë dy pikë në Velodrome ndaj Strasbourgut

Marseille nuk shkoi më shumë se një barazim në “Velodrome” përballë Strasbourgut me rezultatin 2-2. Sfida prodhoi episode të shumta, teksa miqtë dominuan në pjesën e parë.

Strasbourgu krijoi disa raste të mirë ku vlen të përmendet ai i minutës së 26-të, ku Delaine i vetëm përballë portierit goditi jashtë.
Pas vetëm tri minutash skenën e rrëmbeu Balerdi. Mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq pasi ndali në mënyrë të parregullt lojtarin e Strasbourg. Për më shumë se 60 minuta Marseille luajti me 10 lojtarë, por skuadra e Tudor reagoi dhe gjeti rrugën e rrjetës me Mbemba në fillimin e fraksionit të dytë.

LEXO EDHE:

Portieri i Strasbourg ndali goditjen e Malinovskit, por topi u kthye në një asist për mbrojtësin e krahut, i cili e kishte të lehtë për ta dërguar në rrjetë. Golin e dytë për Marseille e shënoi Alexis Sanchez. Ky i fundit fitoi një penallti dhe e shëndërroi po vetë në gol.
2 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, Strasborugu realizoi dy herë me Aholou. 28-vjeçari fillimisht rihapi ndeshjen me një gol nga brenda zonës. Ndërsa menjëherë më pas realizoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme.

Pas këtij barazimi Marseille mbete forcë e dytë e kampionatit me 56 pikë, ndërsa Strasbourgu ngjitet në vendin e 17- të me 23 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...