Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Marseille me trajner të ri, firmos portugezi i njohur!

Pas Olympique Lyon që i besoi brazilianit Sylvinho edhe Olympique Marseille ka zyrtarizuar emrin e trajnerit të ri. Vendin e të larguarit Rudi Garcia te OM e ka marrë portugezi i njohur Andre Villas-Boas. Ish trajneri i Portos dhe Chelsea-t ka firmosur për 2 vite me klubin francez. Drejtuesit e Marseille besojnë se me Villas-Boas skuadra do të rikthehet në Champions League dhe pse jo të luftojë për titullin kampion, pasi edhe në merkato priten blerje të rëndësishme. Luzitani Villas-Boas edhe pse është vetëm 41-vjeç ka një karrierë të pasur si trajner pasi që nga viti 2009 ka drejtuar me rradhë Academica Coimbran dhe Porton në Portugali, Chelsean dhe Tottenham në Angli, Zenitin në Rusi dhe Shanghai Sipg në Kinë, ndërsa tashmë portugezi është gati për aventurën te Marseille.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...