Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

4 gola për 1 pikë, s’ka fitues në ‘Velodrome’

Spektakël, 4 gola dhe shumë raste, por sfida Marseille-Monaco nuk arriti të prodhojë asnjë fitues. Në ‘Velodrome’ luhej dueli për Championsin, ndërsa barazimi duket se i kënaq të dyja skuadrat, që bashkë me Lyonin, mbeten në garë për t’u renditur pozitat që të kualifikojnë për në Ligën e Kampionëve.

Takimi filloi menjëherë agresiv ndërsa Monaco gjeti shumë shpejt avantazhin me anë të Balde, por po kaq shpejt u përgjigj Marseille me anë të Rami. E njëjta tablo edhe në fillim të 45-minutëshit të dytë, ku fillimisht Germain kaloi në avantazh vendasit dhe më pas Fabinho barazoi për skuadrën e Jardim.

 

 – Marseille  2-2  Monaco

90′ –  Akordohen 3 minuta shtesë

86′ – Bouna Sarr i Marseilles, ndërhyn me takë dhe ndëshkohet

84′ – Largohet kapiteni Payet dhe në fushë futet Clinton N’jie

79′ – Germain ka një mundësi të shkëlqyer, por goditja grushtohet nga Subasiç

70′ – Ndëshkohet edhe Sanson për Marseille

69′ – Edhe Jardim kryen zëvendësimin e parë. Largohet Ghezal dhe në fushë futet Rony Lopes

66′ – Payet godet rrezikshëm, por topi devijohet nga mbrojtja e Monacos dhe shkon në këndore

59′ – Sanson godet rrezikshëm në hyrje tëzonës dhe topi kalon ngjitur me shtyllën, me portierin Subasiç që ishte i dorëzuar. Marseille pranë avantazhit

56′ – Jemmerson shënon për Monacon, por arbitri anësor akordon pozicion jashtë loje

51′ –  Fabinhoooo. Barazon menjëherë Monaco. Mesfushori brazilian shënon një gol fantastik pas një kombinimi me Keita Balde

49′ – Zambo Andre-Franck zë vendin e Lucas Ocampos te Marseille

47′ – Germain kalon Marseillen në avantazh. Sulmuesi shënon një gol të bukur me kokë, pas ekzekutimit të një faulli nga Payet

 – Nga këmbët e Germain starton edhe pjesa e dytë

 Mbyllet në barazim 1-1, pjesa e parë

46′ – Ghezal ndëshkohet për një faull të panevojshëm në sulm

42′ – Payet godet kërcënueshëm, por topi grushtohet mjaft mirë në këndore nga portieri i Monacos

39′ – Luis Gustavo teston aftësitë e Subasiç, por portieri i Monacos pret pa vështirësi

36′ – Ndëshkohet edhe Payet, për faull ndaj Glik

34′ – Payet ekzekuton faullin dhe Subasiç komplikon gjithçka me daljen e gabuar, por Glik spastron zonën

33′ – Glik bëhet i ndëshkuari i parë

33′ – Sakai plaset në tokë nga Glik dhe merr ndihmën mjekësore

29′ – Mundësi e shkëlqyer për Marseillen, por Payet bën më të vështirën, pasi pak metra larg portës, godet mbi traversë

22′ – Këndore për Monacon, por ekzekutimi nuk sjell asnjë rrezik për portierin e vendasve

20′ – Tjetër faull në afërsi të zonës për Marseille, por sërish Payet gabon në krosim

16′ – Sidibe merr ndihmën mjekësore, pas një përplasjeje me Germain

13′ – Sidibe shkakton një faull, që ekzekutohet nga Payet, por pa problem për portën e Monacos

6′ – Goooool. Rami korigjon menjëherë gabimin dhe në aksionin e parë të vendasve, futet në zonë dhe shënon me kokë, duke barazuar shifrat

4′ – Keita Baldeeeeeeee. Ish sulmuesi i Lazios kalon në avantazh Monacon. Aksioni nis nga Fabinho, ndërsa Balde shfrytëzon një gabim të Rami në pozicionim dhe pasi del vetëm me portierin, shënon golin e avantazhit.

 

3′ – Rasti i parë i rrezikshëm i takon miqve, që i afrohen golit me kapitenin Falcao, por topi përfundon jashtë

 – Sfida starton me Monaco, që luan topin e parë

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...