Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Marseille nuk heq dorë nga sulmuesi i Interit, zbulohet çmimi i kartonit

Marseille nuk heq dorë nga sulmuesi i Interit, zbulohet çmimi i kartonit

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit Valentin Carboni.

Argjentinasi  19-vjeçar, i cili bëri një sezon mjaft të mirë me Monzën ku ishte i huazuar, aktualisht po merr pjesë në Copa America me përfaqësuesen e vendit të tij, por emri i tij vijon të mbetet temë e rëndësishme në merkato.

Klubi francez është ofruar ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje 19-vjeçarin, ndërsa Interi ka ende dyshime. Zikaltrit nuk duan të heqin dorë përfundimisht nga kartoni i Carbonit, ndaj u kanë bërë me dije drejtuesve të Marseille se sulmuesi nuk do të shitet për më pak se 30 milionë euro.

Lexo edhe:

Nga ana tjetër, Simone Inzaghi ka kërkuar që të vlerësojë vetë 19-vjeçarin në grumbullimin para sezonal, para se të marrë një vendim nëse do ta mbajë apo jo në ekip.

Megjithatë nëse francezët arrijnë të paguajnë 35 milionë eurot e kërkuara nga Interi, vështirë se drejtuesit zikaltër do të refuzonin, pasi do të rregullonin jo pak bilancet dhe do të kishin më shumë mundësi investimi në merkato.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Futboll

Sajti i specializuar “Transfermarkt” ka publikuar një renditje të klubeve europiane, mbi bazën e numrit të tifozëve që ka gjithsecila, teksa shifrat i janë...