Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Marseille pa sulmues, Villas Boas kërkon argjentinasin e Bocas

Marseille e Villas-Boas nuk e ka nisur mire sezonin ku në tre miqësore ka humbur dy dhe një nga problemet për trajnerin është reparti sulmues.

Tekniku portugez kërkon një numër 9 të mirëfilltë dhe lojtari i përzgjedhur është Dario Benedetto, argjentinasi me eksperiencë të madhe mbi supe.

Oferta për të është 13 mln euro dhe drejtuesit duan të përfitojnë, pasi lojtari ka vetëm një vit në kontratën e mbetur me Boca Juniors, ndërsa këta të fundit synojnë 16 mln Euro.

Diferenca nuk është e madhe dhe pritet të zgjidhet në pak ditë, teksa për sulmuesin argjentinas do të jetë hera e parë që do të luajë në futbollin europian.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...