Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Marseille përmbys Toulouse dhe ngjitet e dyta

Marseille triumfoi në transfertën e vështirë përballë Toulouse me rezultatin 2-3. Skuadra e kroatit Igor Tudor nuk e pati aspak të lehtë, pasi të zotët e shtëpisë kaluan të parët në avantazh dhe pjesa e parë u mbylle me rezultatin 1-0.

Toulouse realizoi që në minutën e tretë me Dallingan, i cili përfitoi në zonë pas asistimit të Desler. Në fraksionin e dytë ishte një tjetër simfoni, pasi skuadra e Tudorit, ishte domonuese, duke përmbysur shifrat.

Baraspesha u vendos në minutën e 52-të me mbrojtësin Mbemba, i cili përfitoi pas një rrëmuje në zonën e Toulouse, për ta dërguar topin në rrjetë.

Vetëm shtatë minuta më pas, turku Cengiz Under realizoi të dytin për Marseille. Fillimisht goli u anulua për pozicion të parregullt, por pas rishikimit nga sistemi VAR u rikthye festa te Marseille.

Goli i sigurisë për miqtë u shënuan në të 79-ën nga Tavares, i cili realizoi një gol të bukur pas një goditjeje me të majtën.

Megjithatë të zotët e shtëpisë rihapën edhe njëherë sfidën tri minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt.

Sulmuesi Ado realizoi një gol mjaftë të bukur, me një goditje spektakolare nga brenda zonës.

Toulouse deri në fund kërkoi edhe golin e barazimit, por pa sukses. Marseille arriti një fitore tepër të rëndësishme që e rikthen në vendin e dytë me 52 pikë, ndërsa Toulouse mbetet në vendin e 11-të me 32 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...