Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Marseille sërish e dyta, Monaco mundet nga Bordeaux

Marseille rimerr vendin e dytë në Ligue 1 falë një fitoreje të vështirë në transfertën ndaj Toulouse, e treta radhazi për skuadrën e Andre Villas Boas në kampionat. Dalja e Moreiras me karton të kuq në minutën e 85-të ja bëri më të vështira gjërat skuadrës vendase që rezistoi deri në minutën e 76-të kur sulmuesi argjentinas Dario Benedetto zhbllokoi shifrat. 3 minuta më vonë mesfushori serb Radonjic i ardhur në fushë nga stoli vulosi fitoren e Marseille që triumfoi 0-2 dhe u ngjit në kuotën e 25 pikëve. Ndërkohë më herët Bordeaux bëri surprizën duke mposhtur 2-1 Monacon që po zhvillon një sezon poshtë pritshmërive dhe nuk po gjen dot vazhdimësinë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...