Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Marseille “shfryn” ndaj Lorient, rimerr vendin e dytë

Olimpique i Marseille rimerr vendin e dytë në League 1 pas suksesi të pastër 0-3 në transfertë ndaj Lorient. Skuadra e drejtuar nga argjentinasi Sampaoli reagoi mirë pas humbjes me Lyonin javën e shkuar. Marseille zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë me Dieng pa u mbushur 20 minuta lojë. Pavarësisht mundësive të shumta, pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 0-1.

Me fillimin e pjesës së dytë Guendouzi shënoi dhe golin e sigurisë, ndërsa Gerson vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

Marseille tani mban vendin e dytë në renditje, teksa e sheh veten në kuotën e 68 pikëve, 3 më tepër se Monaco. Në anën tjetër, Lorient rrezikon jo pak, pasi e sheh veten shumë pranë zonës së rënies e në javët e fundit duhet të luftojë maksimalisht për të shmangur rënien nga elita e futbollit francez.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...