Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Marseille, shumë e fortë për Nicen/ Blindon vendin e dytë

Marseille triumfon në derbi ndaj Nices në ndeshjen e fundit te javës së 29-ët në Ligue 1 dhe prek kështu vendin e dytë.

Në Velodrome u zhvillua një ndeshje mjaft e bukur, e luftuar, me raste dhe në fund me gola. Marseille ishte dominuese për pjesën më të madhe të takimit, duke treguar të gjithë potencialin ndaj një rivali direkt. Në krahun tjetër, skuadra e Galtier vuajti jo vetëm formën e mirë të kundërshtarit, por edhe atmosferën e krijuar në shkallët e stadiumit. Pas shumë përpjekjesh dhe rastesh, marsejezët shënuan në fundin e pjesës së parë, pas një penalltie të përkthyer në gol nga Arkadauiz Milik në minutën e 4-ët shtesë.

Fraksioni i dytë nisi përsëri me dominimin e vendasve, por që hasën vështirësi në shënimin e golit, ndërsa në 20 minutat e fundit, Nice provoi të reagonte, por pa pasur guximin të afrohej në portën e Pau Lopez.

Në minutën e 90-të, i ardhur nga stoli, Cedric Bakambu shënoi golin e dytë, pas një aksioni model duke i dhënë një goditje të fortë kundërshtarit. Atëherë kur të gjithë prisnin fundin e takimit, Mario Lemina i shtangu me golin e minutës së 92-të, duke shënuar golin klasik të ishit, por që në fund i shërbeu vetëm për statistikë personale.

Triumf shumë i rëndësishëm, me Marseille që prek vendin e dytë me 53 pikë, ndërsa Nice humbet shumë, pasi tani pozicionohet në vendin e katërt me 50 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...