Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Marseille triumfon ndaj Lorient, Lens nuk i ndahet PSG-së

Marseille ka marrë 3 pikë të vlefshme në takimin me Lorient, të cilin e fitoi me përmbysje me rezultatin 3-1.

Vendasit diktuan ritmin e sfidës, ndonëse ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke zhbllokuar sfidën me Moffi në minutën e 29’.

Marseille ia doli që të gjente barazimin në minutën e 38’ me Kolasinac, duke e mbyllur pjesën e parë të sfidës në “paqe”.

Më pas në minutën e 53’ vendasit shënuan golin e dytë me Sanchez duke marrë avantazhin, ndërsa Veretout në minutën e 59’ i dhuroi golin e tretë Marseilles dhe njëkohësisht vulosi rezultatin e këtij takimi.

Pas raundit të 19-të të Ligue 1, Marseille shkon në kuotën e 42 pikëve në vend të tretë, teksa Lorient qëndron në vend të gjashtë me 32 pikë.

Ndërkohë më herët u zhvillua edhe sfida mes Lens dhe Auxerre me vendasit që morën fitoren minimale 1-0 falë golit të Frankowskit që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 59’.

Me këtë fitore Lens vijon të qëndrojë bindshëm në garën për titull, duke u renditur në vend të dytë me 44 pikë, 3 më pak se PSG kryesuese, por me këta të fundit që numërojnë një ndeshje më pak.

Teksa Auxerre nga ana tjetër renditet në vend të 18-të ose në zonën e rrezikut me 13 pikë,

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...