Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Marseille zgjedh pasuesin e Villas-Boas, gati firma me ish trajnerin e Dortmundit

Pas dorëheqjes në mënyrë të befasishme të portugezit Andres Villas-Boas, i cili njoftoi vendimin e tij nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku u ankua edhe për blerje të paautorizuara nga ana e tij, drejtuesit e Marseille janë vënë në kërkim të një tjetër trajneri.

Emrat e përfolur ishin disa, duke nisur nga italianët Sarri e Mazzarri, por së fundi favorit është gjermani Lucien Favre, i cili është i papunë që prej dhjetorit të kaluar, kur u shkarkua nga pankina e Borussia Dortmund pas humbjes së thellë 1-5 ndaj Stuttgart.

Mediat franceze konfirmojnë se marrëveshja mes Favre dhe klubit të Marseille është arritur dhe se zyrtarizimi pritet të vijë brenda kësaj jave, me trajnerin gjerman që do të provojë një eksperiencë të re në Ligue .

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...