Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Marseja i merr vendin e dytë Monacos me “fotofinish”, Rennes në Europa League

Olimpiku i Marsejës dhe Monaco në Champions League, Rennes në Europa League, ndërsa Nice në Conference League. Këto janë verdiktet ndeshjeve të javës së fundit të Ligue 1, që dhuruan emocione deri në minutat e fundit.

Kështu, Olimpiku i Marsejës fitoi thellë 4-0 përballë Strasburgut falë dygolëshit të Gerson dhe finalizimeve të sakta të Under dhe Bakambu.

Monaco barazoi 2-2 në fushën e Lensit, duke e humbur kualifikimin direkt në fazën e grupeve në minutat shtesë, pasi vendësit barazuan në limitet e lojës, me Ganago. Nëse skuadra nga Principata do të ruante avantazhin 1-2, do të ruante vendin e dytë falë golaverazhit më të mirë se Marsejë.

Rennes, ndërkohë, barazoi 2-2 në fushën e Lille, pikë që i mjaftoi për të ruajtur vendin e katërt, edhe pse Nice e barazoi në kuotën e 66 pikëve.

Sa iu përket garës për mbijetesë, gjithçka ishte vendosur më herët: Bordeaux, Mets dhe St Etienne do të luajnë një kategori më poshtë sezonin e ardhshëm.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...