Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Martial i dërgon mesazh Mourinhos: Dua të luaj nga fillimi

Anthony Martial ishte heroi i Manchester United-it, në fitoren e sotme ndaj një kundërshtari mjaft të vështirë si Tottenham. Djaloshi francez u fut në fushë si zëvendësues dhe ia doli të gjejë rrugën e rrjetës dhe t’i japë skuadrës së tij një 3 pikësh me mjaft vlerë. Por duket se përveç golit, Martial ka edhe një mesazh për trajnerit portugez të ‘djajve të kuq’, Jose Mourinho.

“Unë dua të luaj, nuk më pëlqen aspak pankina. Si unë, edhe Rashford jemi duke bërë shumë mirë dhe trajneri mundohet të na japë sa më shumë minuta, por e ndiej që duhet të luaj më shumë”, tha Martial pas ndeshjes.

Nga ana tjetër, edhe Mourinho ka arsyetuar zgjedhjen e tij, që francezi të nisë disa prej ndeshjeve nga stoli, duke u shprehur se ka pasur takime, të cilat Martial i ka luajtur nga fillimi dhe nuk ia ka dalë të shënojë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...