Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Martial shënoi ndaj Newcastle, Manchester United humb 10 milionë euro

Goli i Anthony Martial ndaj Newcastle do t’i kushtojë Manchester United 8.7 milionë paundë (10 milionë euro). Kjo, për shkak të një klauzole, që “Djajtë e Kuq” e kanë pranuar si taksative karshi Monacos, për të nënshkruar me lojtarin francez.

Sipas mediave britanike, klubi nga “Old Trafford” do të duhet të paguajë shtesën prej 10 milionë eurosh, përveç 41 milionëve të depozituar në kohën e nënshkrimit të tij, sepse Martial ka arritur kuotën e 25 golave para vitit 2019. Kontrata përfshin dy klauzola për klubin e Manchester-it.

Ky i fundit do të duhet të paguajë 10 milionë euro të tjera, nëse Martial grumbullohet 25 herë me kombëtaren franceze dhe nominohet për “Topin e Artë” para vitit të ardhshëm. Deri më sot, Martial ka 18 paraqitje me Francën, kështu që ai mund t’i arrijë 25 të tilla në momentin e përcaktuar në kontratë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...