Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Martin injoron Bagnaian: Nuk ka dyshime që jam më i shpejti

Jorge Martin reagoi me doza të forta pas garës së Çmimit të Madh të Indonezisë. Spanjolli u rendit i 15-ti në fundjavën që lam pas, kjo sepse aksidenti në fillim të cirkuitit bëri që piloti të mos renditej në podium.

Gjithsesi, Martin ishte triumfues në garën sprint të Indonezisë, duke lënë pas Luca Marinin dhe Marco Bezzecchin. 25-vjeçari nuk e konsideron aspak konkurrencën me Francesco Bagnaian edhe pse ky i fundit renditet në vendin e parë në renditjen e përgjithshme me 18 pikë diferencë:

Lexo edhe: 

“Në garën e fundit bëra një gabim që më kushtoi vazhdimësinë, por fundjavat e kaluara kam zhvilluar paraqitje të mira. Ndiej keqardhje, pasi motori ishte në gjendje shumë të mirë dhe isha duke dominuar këtë fundjavë. Pashë që Francesco bëri një përmbysje të madhe, por në çdo rast unë jam më i shpejtë, kjo nuk ka dyshime. Besoj se në garat e tjera do ta provoj këtë”, – mbylli deklaratën e tij piloti spanjoll.

Me 5 gara që kanë ngelur deri në fund të botërorit të Moto GP, Francesco Bagnaia kryeson me 346 pikë, i ndjekur nga Jorge Martin me 326, ndërsa në vendin e tretë të klasifikimit është Marco Bezzechi me 283.

Pritet që fundjavat e fundit të Moto GP të dhurojnë gara emocionuese që do të vendosin edhe titullin kampion për këtë sezon.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...