Europa League

Martinez: E kemi studiuar Teutën, nesër pres një ndeshje interesante

Teuta do të përballet me spanjollët e Granadës nesër pasdite në “Niko Dovana”, në sfidën e vlefshme për turin e dytë eliminator të Europa Leagues, ndërsa tekniku Diego Martinez doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp nga qyteti i Durrësit.

Cila është përshtypja e parë e juaja për Shqipërinë, duke qenë se vini për herë të parë këtu?
Kemi vetëm pak kohë që kemi ardhur, por udhëtimi shkoi shumë mirë dhe hoteli e mikpritja kanë qenë shumë të mira. Shpresoj të na shkojë mirë edhe në ndeshjen nesër.

Teuta është një kundërshtar i panjohur për Granadën…
Dimë shumë pak, por kemi mësuar që ka eliminuar një kundërshtar izraelit dhe ka fituar edhe Superkupën së fundi. Me kalimin e kohës kemi bërë një analizë shumë të imtësishme të kundërshtarit dhe kemi parë që po kalon një periudhë mjaft të mirë.

Si e vlerësoni Teutën?
Është një ekip që ka mbrojtje shumë të mirë dhe shfrytëzon shumë mirë lojtarët, por nuk dua të them më shumë detaje. Më ka bërë përshtypje që kanë shumë rezistencë, mbrohen me forca të shumta dhe dinë të dalin shpejt në kundërsulm.

Granada është një skuadër që e aplikon në mënyrë perfekte kundërsulmin, por këtë herë do t’i duhet të bëjë protagonisten në fushë…
Granada është një ekip që adaptohet shumë mirë ndaj kundërshtarit që ka përballë dhe të njëjtën gjë do të bëjmë edhe nesër. Presim të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim kualifikimin.

Mes dy skuadrave ka disnivel, por Granada ka arritur të fitojë edhe ndaj Barcelonës. A i druheni faktit që një gjë të tillë mund të bëjë edhe Teuta nesër ndaj Granadës?
Mentaliteti i ekipit të Granadaës është që të përballojnë sfidat të bashkuar, si një skuadër e vërtetë dhe të njëjtën frymë kam vënë re që ka edhe ekipi i Teutës, ndaj do të jetë një ndeshje interesante.

Çfarë rëndësie ka Europa League për Granadën?
Është një moment historik dhe një privilegj për ne të tjerët, duke filluar nga unë. Është si një ëndërr për ne, pjesëmarrja në këtë kompeticion.

Çfarë ndeshjeje prisni nesër?
Është një moment unik për Granadën dhe duam të ecim sa më shumë, ndonëse presim që kundërshtari të jetë goxha i fortë dhe kam parashikuar një ndeshje interesante.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency