Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Martinez-Karamoh “ndezin” Interin, zikaltrit e nisin me fitore

Interi bëri debutimin e parë sezonal, teksa mbrëmjen e të shtunës zhvilloi një takim miqësor ndaj zviceranëve të Luganos. Trajneri Spalletti aktivizoi thuajse të gjithë lojtarët që ka pasur në dispozicion në javën e parë të grumbullimit, me përjashtim të Icardit, që po punon me një program të personalizuar.

Sfida përfundoi me fitoren 3-0 të zikaltërve, ndërsa golat u shënuan nga Lautaro Martinez në pjesën e parë dhe zëvendësuesi i tij në 45-minutëshin e dytë, Yann Karamoh, që shënoi një dopietë.

Në përfundim të sfidës, Spalletti vlerësoi paraqitjen e lojtarëve të tij, ndërsa veçoi argjentinasin Martinez, që tregoi që në debutim se mund të japë shumë më tepër sesa parashikohej.

Interi do të vijojë me përgatitjet paraditen e sotme, ndërsa pasdite Spalletti ka urdhëruar pushim, me qëllim që lojtarët të ndjekin finalen e Kupës së Botës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...