Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Martinez për Nainggolan: Ja pse e lashë jashtë Botërorit…

Lënia jashtë Botërorit Rusi 2018 e mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan, krijoi shumë polemika në Belgjikë. Mediat në Belgjikë, Indonezi por edhe Itali i bënë jehonë këtij lajmi i cili bëri xhiron e botës për faktin se bëhet fjalë për një nga mesfushorët më cilësorë në botë për momentin dhe një nga më të kompletuarit në rolin e tij. Nainggolan menjëherë pasi mësoi lajmin, edhe pse është vetëm 30-vjeç, komunikoi tërheqjen nga përfaqësuesja belge. Ndërkohë për të zbuluar të gjithë vërtetën e lënies jashtë të Nainggolan, ka menduar trajneri spanjoll i Belgjikës, Roberto Martinez i cili në një prononcim për mediat ka shpjeguar arsyet përse nuk e grumbulloi mesfushorin e Romës.

“Reagimi ndaj vendimeve nuk duhet të jetë domosdoshmërish i mirë, por vendimi po. Nuk më intereson nëse njerëzit e pranojnë ose jo, arsyeja e lënies jashtë së Raxhas ka qenë taktike. Nuk flas për zgjuarsinë e tij taktike, por për mënyrën si luajnë sulmuesit në sistemin tim. Nuk mund të luash me më shumë se 11 lojtarë në fushë. Kur luan me Hazard, Mertens dhe Lukakun në sulm, duhet të marr disa vendime taktike”, u shpreh trajneri Roberto Martinez.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...