Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Martini dhe Kallaku optimistë: Ndaj Partizanit na kënaq vetëm fitorja!

Edi Martini dhe Sherif Kallaku përcjellin optimizëm te Teuta para ndeshjes ndaj Partizanit që do t’i japë start fazës së dytë të kampionatit. Si trajneri ashtu edhe fantazisti i durrsakëve nënvizuan se ndaj të kuqëve kampionët e Shqipërisë do të zbresin në fushë vetëm për tre pikët dhe pavarsisht ecurisë së javeve të fundit nuk do të kënaqeshin kurrësesi me një barazim.

Edi Martini – “Jemi në analizë ndeshje pas ndeshje. Ka pasur disa gjëra që nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, për shumë arsye. Por, nuk është momenti të qahemi, është momenti të bëhemi gati për Partizanin. Presim që çdo ndeshje ekipi të bëjë lojën e vet, mendoj se do e arrijmë, këtë javë presim të marrim 3 pikëshin. Koumbemba? Ka pasur probleme dhe nuk është stërvitur me ekipin. Kujt i druhem te Partizani? E respektoj se është emër i madh, kur Partizani ndodhet në ujra të turbullta, bëhet ekip më i rrezikshëm. Kampionati do të jetë njësoj si i vjetshmi”.

Sherif Kallaku – “Unë jam mësuar të marr shumë përgjegjësi, jam munduar t’i rregulloj sa më shumë paraqitjet e mia. Tani se jam gradualisht në rritje. Ndjej shumë keqardhje për pikët e lëna me Skënderbeun. Kemi luajtur mirë, por nuk patëm fat, u ndëshkuam nga hiçi. Me një gol diferencë ndeshja nuk është kurrë e fituar, na ndodhi edhe me Kastriotin, duhet të shënojmë golin e dytë .Partizani? Kam shumë besim se nesër do arrijmë të marrim 3 pikë. Mendoj se është ndeshja e duhur për të marrë 3 pikët, unë do isha i zhgënjyer po të dilte ndeshja barazim”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...