Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Martini: Do të luftojmë për kampionatin dhe Kupën

Edi Martinin sigurisht që e kënaq së tepërmi suksesi me Apoloninë, për faktin i jep kryesimin Teutës, me trajnerin shkodran që shmang komentet për rezultatet e rivalëve.

“Mendoj se është merita jonë më shumë, që Apolonia nuk pati raste. E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe e kishim vlerësuar maksimalisht. U mundova të zëvendësoja lojtarët që kishim më shumë minuta, për t’i pasur gati për Kupën. Ne shikojmë vetëm ndeshjet tona, nuk më intereson se çfarë bëjnë ekipet që janë pas nesh.

E rëndësishme është puna në stërvitje. Grinta dhe dëshira e lojtarëve për fitore, të lënë pa fjalë. Ne nuk jemi të kënaqur kur humbim topin. Lojtarët meritojnë komplimente, pasi po bëjnë shumë mirë.”

Kampionat dhe Kupë: “Jemi për fitimin e Kupës dhe titullit. Në këto momente po kalojmë një formë të mirë, do të luftojmë për të dyja. Fati ynë i mirë është që kemi rreth 20 lojtarë, të cilët mund t’i aktivizojmë.

Rivalët: “Të gjithë ekipet janë shumë të mira. Në këtë moment duhet të jemi të qetë dhe të jemi me këmbë në tokë. Në Shkodër kemi një shprehje: “Të hyftë vetja në qejf…” Duhet të jemi të përqendruar.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...