Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Martini: Duhej ta mbyllnim më parë ndeshjen, lamë dy pikë

Edi Martini shpreh keqardhjen për dy pikët e lëna në fund nga Teuta përballë Luftëtarit. Trajneri i ekipit durrsak shprehet se futbollistët vendës duhet ta kishin mbyllur më herët ndeshjen.

“Duhet ta mbyllnim ndeshjen para kohe, mund të shkonim 2-0. E dinim që do ishte e vështirë. Këto ekipe si Luftëtari nuk kanë probleme rezultatin, ndryshe nga ne. Kemi punuar gjatë javës në aspektin psikologjik. Këtë ndeshje duhej ta fitonim. Duhej të kishim shënuar më shpejt. Luftëtari bëri një ndeshje të mirë. Jam i zhgënjyes se lamë 2 pikë. Pasojat vijnë më pas. Urojmë të mos i kemi. Vijmë pas ndeshjes me Tiranën, sot duhej të fitonim.

Përshtatja e sulmuesit Colubali: Është një lojtar që vrapon shumë për topat pas shpinë. Do kohën e vet të përshtatet, nuk është shkrirë me ekipin. Natyrisht që na del për detyrë që duhet ta shërbejmë më tepër.

Vështirësia për të gjetur golin:  Është i gjithë ekipi në vështirësi, jo vetëm sulmi. Na vuri në vështirësi Luftëtari në mesfushë. Këtu marr përgjegjësitë e mia.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...