Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Martini: E prisja të vështirë këtë ndeshje, tani mendoj vetëm për finalen e Kupës

Teuta triumfoi jo pa vështirësi në transfertën ndaj Flamurtarit në Vlorë, duke siguruar vendin në eliminatoret e Europa Leagues, ndërsa trajneri Edi Martini deklaroi se e kishte parashikuar që nuk do të ishte e lehtë. Sa i përket të ardhmes, tekniku shkodran theksoi se mendon vetëm për finalen e Kupës së Shqipërisë dhe vetëm më pas do diskutojë me drejtuesit.

Një ndeshje e lehtë në letër, por nuk rezultoi ashtu në fushë…
Në fakt ndryshe nga sa mendoni ju, unë e kisha me shumë frikë këtë ndeshjen. Në 2 ndeshje na duheshin 3 pikë dhe e morëm më lehtë se sa duhej. Mund të pësonim gol me penallti dhe mund të bëhej më e vështirë, pasi në këto ndeshjet e lehta kemi pasur gjithmonë probleme.

Çfarë menduat kur arbitri akordoi penallti për Flamurtarin?
Pashë orën kur Ribaj mori penalltinë dhe pyeta sa minuta ka. Isha i bindur që edhe nëse shënonte, ne do ta kthenim rezultatin, por siç e thashë tani rëndësi kanë 3 pikët e marra.

Si ju, edhe Tirana duket se e keni lëshuar pak. Kujt i shërben më shumë kjo në prag të finales së Kupës së Shqipërisë?
Finalja ka edhe 10 ditë, ndaj ka kohë rikuperimi. Edhe ata, edhe ne i kemi siguruar objektivat, ndaj të dyja këto ndeshje nuk kanë lidhje me finalen.

Është vendosur e ardhmja juaj?
Është e rëndësishme Kupa, të cilën unë e pres me padurim. Më duket shumë gjatë deri në finale. E ardhmja ime nuk ka shumë rëndësi dhe nuk kam menduar ende për të.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...