Edi Martini nuk e fshehu entuziazmin për fitoren e parë të Teutës në Niko Dovana në këtë sezon. Në “Gol pas Goli”, trajneri shkodran deklaroi:
“Ishte një fitore shumë e rëndësishme, pasi vinim pas humbjes me Vllazninë dhe nuk kishim fituar në Durrës. U kërkova lojtarëve të ruanin qetësinë dhe të mos kalonin në nervozizëm. Pas avantazhit të dyfishtë sikur kaluam pak në vetëkënaqësi. Duhet ta ndryshojmë këtë, pasi në ndeshjet e tjera mund të na kushtojë. Në përgjithësi jam shumë i lumtur për rezultatin. Kemi marrë Plakun, por në ditët e para të stërvitjes pësoi një dëmtim. Gruda ka shpejtësi dhe finalizoi mirë. I kërkova që të ecte para. Është lojtar i ri dhe nuk është mësuar në këto nivele. Sot bëri mirë.
Gara për titullin: “Të gjitha ekipet janë pretendente, nga Partizani, Kukësi, Tirana, Partizani. Vllaznia nuk e nisi me këto pretendime. Nuk kanë stres dhe presion në ekip.”
