Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Martini: Jorgjit nuk i ecën kur arbitron Teutën, meritonim të fitonim ndeshjen

Teuta mbeti e befasuar në “Loro Boriçi”, ku pësoi dy gola të shpejtë përballë Vllaznisë, por trajneri Martini arriti t’i karikojë në mënyrën e duhur futbollistët e tij, që ndryshuan tërësisht në pjesën e dytë dhe arritën të barazojnë, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës.

Një rezultat i mirë pas një ndeshjeje të nisur shumë keq…
Në fakt e nisëm mirë ndeshjen për 10 minutat e para, por bëmë një gabim që na kushtoi shumë. Goli i parë erdhi si mungesë e vëmendjes nga ana e lojtarëve tanë, që më pas vuajtën këtë moment dhe morëm edhe një gol të dytë. Megjithatë reaguam mirë dhe më vjen mirë që morëm një barazim, sidomos pasi ishim në disavantazh të dyfishtë. Më vjen keq që Jorgjit nuk i ecën kur arbitron Teutën, pasi edhe sot na mohoi dy penallti dhe dha një tjetër për kundërshtarin, që edhe mund të jetë, se nuk e kam parë me vëmendje.

Sa i kënaqur jeni me treshen e të rinjve në sulm, Gruda, Hebaj dhe Kapllani?
Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tyre, pasi u impenjuan maksimalisht dhe dhanë kontributin e tyre në rezultatin e arritur. Ishte një ndeshje e vështirë dhe u shfaqëm pak nervozë për shkak të rezultatit që nuk po shkonte në favorin tonë, por ata bënë mirë detyrat e tyre në fushë, duke lëvizur shumë dhe ndihmuar edhe në fazën mbrojtëse.

E prisnit kështu ndeshjen sot?
Të jem i sinqertë nuk e prisja kaq të komplikuar, por Vllaznia luante me 8-9 lojtarë me tipare mbrojtëse, gjë që e vështirësoi më shumë lojën tonë. Për më tepër, pësimi i dy golave të shpejtë na e bëri edhe më të vështirë, por jam i kënaqur me reagimin e lojtarëve, që barazuan dhe mund të kishin shënuar edhe ndonjë gol tjetër.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...