Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Martini: Kujdes Flamurtarin, fitojmë nesër dhe pastaj mendojmë për finalen

Teuta është vetëm një hap larg sigurimit të një nvendi në eliminatoret e Europa Leagues për sezonin e ardhshëm dhe për ta bërë këtë do të duhet të marrë tre pikët nesër në transfertën vlonjate ndaj Flamurtarit.

Trajneri Edi Martini doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku pranoi se skuadra është gati dhe ka dëhsirën maksimale për të mbyllur sa më shpejt llogaritë me kampionatin, por pranoi se ndaj vlonjatëve nuk do të jetë aspak e lehtë.

Fitorja ndaj Flamurtarit do t’ju siguronte Kupat e Europës në kampionat. A është gati ekipi për këtë hap?
Ekipi është gati, pavarësisht se kemi disa lojtarë të dëmtuar. Avdyli e Vila nuk janë në formë të mirë, ashtu si Beqja e Gruda, por pjesa tjetër janë në formë dhe me moral të lartë. Të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë e ndeshjes së nesërme për të realizuar objektivin e klubit.

A ka entuziazëm pas kalimit në finalen e Kupës?
Entuziazëm ka padyshim, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të marrim maksimumin me Flamurtarin. Për të përgatitur finalen do të kemi edhe disa ditë kohë, ndaj t’i marrim ndeshjet me radhë.

A i druheni euforisë dhe a keni folur me lojtarët për këtë?
Kemi folur gjatë, pasi e dimë që Flamurtari na ka surprizuar edhe herën e fundit, ku ka marrë një barazim 1-1 në Durrës. Ka shumë djem të rinj në përbërje dhe ata duan t’i shfrytëzojnë këto javë të fundit si një vitrinë për të siguruar një kontratë të mirë për sezonin e ardhshëm. Për më tepër, luajnë të qenë dhe nuk do të jetë e lehtë për ne.

Cila do të jetë e ardhmja e Martinit?
Nuk kam folur me drejtuesit për të ardhmen, pasi jam i fokusuar maksimalisht te e tashmja dhe te arritja e objektivave.

Çfarë lojtarësh i duhen Teutës për të garuar denjësisht në Kupat e Europës?
Nuk është koha për të folur për merkaton, pasi kemi ende edhe tre ndeshje shumë të rëndësishme për të mbyllur këtë sezon. Kemi lojtarë të talentuar në ekip dhe të tjerë që u përfundon kontrata, por të mbyllim me sukses sezonin dhe më pas do të shohim çfarë do të bëjmë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...