Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Martini: Kundërshtarët mbrohen me shumë forca në Durrës, po gabojmë në finalizim

Pavarësisht pretendimeve për titull këtë sezon, Teuta ka zhgënjyer në start, pasi është ndalur tre herë në barazim, në tre ndeshjet e zhvilluara në shtëpi dhe fitoren e vetme ka atë në transfertë ndaj Tiranës.

Trajneri shkodran Edi Martini pranoi se në Durrës të gjithë kundërshtarët mbrohen me forca të shumta dhe kjo e ka komplikuar jo pak gejtjen e golit, ndërsa evidentoi edhe pasaktësinë në finalizim te të tijtë.

Skuadra vijon të shpërdorojë dhe fitorja në shtëpi nuk po vjen ende…
Barazimi i sotëm është si humbje, Po krijojmë shumë, por nuk po arrijmë të finalizojmë. Ndoshta është çështje fati, por fatin duhet edhe ta kërkosh. Më vjen keq pasi po vuajmë shumë para porte.

Skuadra duket se vuan më shumë në ndeshjet në shtëpi…
Ekipet kur vijnë këtu, mbrohen me forca të shumta, ndryshe nga më përpara, kur na sulmonin më shpesh. Ne po arrijmë të krijojmë raste, por nuk po I finalizojmë. Duhet të zgjidhim më shpejt ndeshjet, për të vijuar lojën të qetë.

Pse e latë jashtë skuadre Lorenco Vilën? A mendoni se ndikoi mungesa e tij?
Ishte një vendim i brendshëm i klubit. Ai është pezulluar momentalisht për një debat dhe të shohim në ndeshjet e ardhshme. Ne në krah kishim Vilën dhe Bregun. Nga krahët dolëm, por s’ishim të qartë në pasimin e fundit. Edhe nga qendra, ku kishim planifikuar të sulmonim, gabonim në pasimin e fundit. Ana e mirë e medaljes është se krijojmë, por ana e dytë e medaljes, e kërkojmë golin me shumë nerva. Duhet ta rregullojmë patjetër dhe në 30 metrat e fundit të jemi më të saktë. Duhet të kishim fituar të tre ndeshjet në shtëpi dhe duhet të kishim pikë të plota. Uroj të kthjellohemi para portës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...