Kategoria Superiore

Martini: Me Bylisin fitorja detyrim, Vllazninë ta harrojmë sa më shpejt!

Edi Martini mbetet optimist për vazhdimësinë e sezonit të Teutës, pavarsisht humbjes ndaj Vllaznisë që e thelloi në 9 pikë diferencën me kreun. Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Bylisit që do të zhvillohet këtë të premte në Niko Dovana, trajneri i “Djemve të Detit”, theksoi se e rëndësishme është vetëm që Teuta të rikthehet te fitorja.

“Humbja me Vllazninë? Nuk ka ndryshuar asgjë. Vazhdojmë të stërvitemi me të njëjtin ritëm dhe dëshirë. Duhet ta harrojmë sa më shpejt atë ndeshje sepse ishte një nga më të këqijat, që kemi bërë. Pavarësisht asaj ndeshje, jemi të fokusuar te ndeshja e radhës dhe ta fitojmë”.

“Lojtarët tanë kanë pjekurinë e duhur dhe e dinë se çfarë kërkohet. Futbolli nuk të lë të gëzosh gjë, ndonjëherë gëzohesh pastaj hidhërohesh brenda pak ditësh. Pas një jave vjen ndeshja tjetër, kështu që ne duhet të vazhdojmë përpara. Ndaj Vllaznisë nuk do ndryshoj asgjë. E kam thënë edhe pas ndeshjes se ishte një ditë e keqe për ne”.

“E rëndësishme është të fitojmë ndaj Bylisit. Çdo ndeshje është e vështirë. Të rëndësishme janë tre pikët sepse ata të bëjnë të ecësh para dhe të japin vazhdimësinë. Fitorja e munguar në shtëpi? Më vjen keq që kemi lënë pikë. Nuk mendoj se është faktori fushë, por ka qenë diçka e shkuar, çështje fati sepse kam thënë edhe më përpara se ndeshjet janë thuajse në fushë asnjëanëse. Nesër është e rëndësishme fitorja dhe jemi të detyruar ta bëjmë këtë”.

“Bylis në mbrojtje? Nuk ka justifikime. Kundërshtarët në Durrës dhe jashtë kanë luajtur me shumë forca në mbrojtje, përveç ndeshjes së fundit, kështu që ne do mundohemi të gjejmë zgjidhjen dhe të dimë të çajmë mbrojtjen kundërshtare. Nuk më intereson çfarë bën Vllaznia. Ne do përqendrohemi te ndeshja jonë të fitojmë dhe kur të vijë fundi i kampionatit të shohim se ku do jemi në renditje”, u shpreh Martini.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency