Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Martini: Ndaj Partizanit ndeshja më e rëndësishme në karrierë

Teuta vijon rrugëtimin drejt titullit të dytë kampion në historinë e saj, teksa në javën e tretë nga fundi do të përballet me rivalin direkt për këtë objektiv, Partizanin. Në prag të sfidës së nesërme në “Niko Dovana”, trajneri Edi Martini doli në një konferencë për shtyp, ku e cilësoi përballjen me “të kuqtë” si më të rëndësishmen në karrierë, duke evidentuar edhe faktin që me një fitore do të vinin një dorë te titulli kampion.

Sa e rëndësishme është sfida ndaj Partizanit?
Ndaj Partizanit është ndeshja më e rëndësishme e karrierës time si trajner, pavarësisht se jemi në një pikë që ne duhet të bëjmë gjithçka që ta mbyllim kampionatin që në këtë javë, sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme.

Përballen sulmi më i mirë me mbrojtjen më të mirë…
Unë them që jemi ekipi më i mirë. Nuk do të luajmë në mbrojtje, por do të kërkojmë të bëjmë lojën tonë, pavarësisht se një pikë mund të jetë e kënaqshme, por ne do të kërkojmë të fitojmë ndeshjen.

Si po e përjetojnë lojtarët pritjen për këtë sfidë?
Lojtarët mezi e presin këtë ndeshje, kështu që është një takimet që duhet ta fitojmë patjetër. Ne jemi favoritë dhe jemi në krye, ndaj normalisht që na presin ndeshje të rëndësishme dhe delikate. Janë ndeshje për t’u fituar, jo për të luajtur futboll të bukur.

A do të kënaqeshit edhe me një barazim?
Do të kërkojmë nga sekonda e parë e deri në fund për të fituar ndeshjen. Partizani është në presion më tepër, pasi ata duhet të fitojnë me patjetër. Ne luajmë për dy rezultate, por ne jemi më të uritur për ta marrë këtë kampionat.

E ndjeni më pranë titullin kampion?
Nga fillimi e deri në këtë moment që flasim, ne kemi derdhur shumë djersë dhe kemi bërë shumë sakrifica. Mendoj se ky qytet e meriton një titull në këto momente.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...