Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Martini në “Gol pas Goli”: Nëse luajmë kështu, nuk do hasim kurrë probleme

Trajneri i Teutës Edi Martini u shpreh mjaft u lumtur me kualifikimin, por mbi të gjitha me paraqitjen e të tijve ndaj Kastriotit, pasi theksoi se nëse skuadra luan gjithmonë kështu, vështirë të ketë probleme në fushë.

Teuta bind dhe kualifikohet ndaj një kundërshtari aspak për t’u nënvlerësuar si Kastrioti…
E vërtetë, sot ishte shumë i rëndësishëm kualifikimi. Pas avantazhit, shënuam edhe golin e dytë dhe mbyllëm ndeshjen, ndaj kjo është ajo që më kënaq. Ndaj Skënderbeut e pësuam dhe ishim oportunistë, por sot më gëzoi fakti që ekipi nuk e vuri për asnjë moment në dyshim ndeshjen.

A morët përgjigjen e duhur nga lojtarët që aktivizuat sot?
Diferencat mes titullarëve dhe stolit janë shumë të vogla, por unë nuk dua të veçoj individë, pasi dua të ve në plan të parë grupin.

Çfarë mund të përmirësoni më shumë te kjo skuadër?
Ka disa gjëra që duhen përmirësuar dhe pavarësisht fitores me Tiranën, unë kam folur me ekipin, pasi kemi disa mangësi që duhet t’i riparojmë. Gjithsesi në qoftë se do të luajmë me përkushtimin maksimal si ndaj Tiranës, vështirë të kemi problemi.

Cilin do të preferoni në turin tjetër?
Do preferoja Tiranën në raundin pasardhës të Kupës, kështu siç na kanë ardhur punët, pasi ndaj tyre na ka ecur mirë gjithmonë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...