Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Martini: Nuk luajtëm për një pikë në Shkodër!

Jo shumë i kënaqur Edi Martini për barazimin që regjistroi skuadra e tij në sfidën ndaj Vllaznisë në Shkodër, me trajnerin e durrsakëve që nënvizoi se Teuta nuk luajti për një pikë në Loro Boriçi.

NDESHJA- Nuk mund të them që ishte hap fals, por në Shkodër nuk erdhëm për barazim. Kishim llogaritur që në pjesën e dytë të bënim presion, ndërsa në pjesën e parë të ishim të kujdesshëm. Mendoj që barazimi ishte i drejtë, për çfarë dhanë skuadrat në fushë. Ne nuk patëm raste, e dinim që do ishte ndeshje e vështirë. Edhe Vllaznia pati 2 raste spontane, ishte ndeshje e tensionuar, me nerv, nuk duheshin gabimet. Barazimi ishte rezultati më i drejtë.

PIKA MË E DOBËT– Ndeshjet e tilla zgjidhen nga fragmentet. Bregu është markuar nga 2 kundërshtarë ndaj çdo ekipi, por nuk duhet të presim vetëm nga ai, duhet të luajmë vertikalisht me topin. Ishte një ndeshje që nuk lejoheshin gabimet dhe mendoj që bëmë mirë.

8 FITORE DHE 6 BARAZIMI KËTË SEZON- Vjet luajtëm shumë më bukur futboll, nuk arritëm të zëvendësonim Kallakun, nuk dolëm në lojën tonë siç jemi mësuar të luajmë, por dhe ekipet e tjera nuk kanë klas në fazën sulmuese, me përjashtim të ndonjë ndeshje. Mund të ketë pasur ndeshje që dhe ne mund të fitonim 5-0, por duhet të jemi pragmatistë dhe cinikë”, u shpreh Martini.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...