Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Martini: Të fokusuar si kurrë më parë, këta djem e meritojnë Kupën

Teuta është gati për finalen e Kupës së Shqipëri, për një epilog të gëzueshëm të sezonit, që përkon me 100-vjetorin e themelimit të klubit durrsak. Në konferencën për shtyp të rastit, trajneri i “Djemve të Detit”, Edi Martini, përcjell optimizëm, i bazuar, sigurisht, te puna dhe angazhimi i futbollistëve në stërvitje.

Për Kupën e Shqipërisë kam menduar direkt pas ndeshjes me Partizanin ose më saktë pas fitores në Vlorë që e siguruam 100 për qind Europën. Edhe java para sfidës me Laçin ka qenë e fokusuar te finalja e Kupës me Tiranën. Lojtarët janë në gjendje të mirë, megjithatë i kemi disa futbollistë që nuk janë në 100 për qind të formës së tyre. Rikuperimet vijojnë, sepse lojtarët kanë luajtur shumë ndeshje dhe ngarkesa ka qenë e madhe, por mund të them se gjendja në përgjithësi është optimale.

Teuta e ka siguruar pjesëmarrjen në Europë e ndoshta kjo i jep shumë më tepër qetësi dhe përqendrim para një përballjeje kaq delikate, ku gjithçka vendoset nga episode të veçanta.

Jemi të fokusuar te kjo ndeshje sa kurrë më parë. Ne po stërvitemi çdo ditë dhe mendojmë për këtë Kupë. Ia kemi bërë hyzmetin që në fillim dhe shoh që djemtë janë të karikuar maksimalisht. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe e fortë, do të bëjmë të pamundurën për ta fituar. Shpresojmë që edhe fati të jetë me ne.

Teuta e ka mposhtur Tiranën në kampionat, duke prishur ecurinë e jashtëzakonshme të bardhebluve, por Martini e ka të qartë se bëhet fjalë për situata të ndryshme.

Nuk është e njëjta gjë. Është një ndeshje me ngarkesë më të madhe psikologjike. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos gabojmë. Eshte një ndeshje teke, finale, dhe normalisht nuk luhet si ndeshjet e kampionatit. Ne duhet të luajmë me shpirt dhe dëshirë dhe inshallah në fund të gëzojmë fitimin e Kupës. Unë kam bindjen se do ta fitojmë trofenë, sepse këta djem kanë sakrifikuar shumë përgjatë një viti të stërgjatur për shkak të pandemisë dhe e meritojnë nga ngrenë lart këtë Kupë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...